Futboll

Figo është portugez, por kur vjen puna te Botërori i Rusisë…

Figo është portugez, por kur vjen puna te Botërori i Rusisë…

Luis Figo ka besim se Portugalia e tij do të mund të bëjë një mrekulli edhe në Botërorin “Rusi 2018”, por në një intervistë për revistën “Sport Bild” ka pranuar se pretendentët nuk ndryshojnë thuajse kurrë. Ata janë gjermanët.

I frymëzuar nga fakti që luzitanët kanë yllin Cristiano Ronaldo dhe para një viti pushtuan Evropën duke fituar në “Francë 2016”, legjenda e futbollit botëror është shprehur se “Portugalia mund të shpallet kampione bote”. Madje, ka edhe një argument: “Ne kemi një skuadër të plotësuar mirë, me yje të klasit botëror”.

Gjithsesi, “s’bëhet shaka me miellin e gjermanit”. Joachim Löw në çdo rast është aty, deri në ditët e fundit të kompeticioneve. “Gjermania është gjithmonë një nga favoritet. Kupa e Konfederatave tregoi edhe një herë sa e mirë është kjo skuadër. Löw shkoi me skuadrën B. Kështu e kanë quajtur vetë gjermanët. Ishte aq e mirë, saqë fitoi. Kjo tregon se prej Gjermanisë duhet të ruhesh gjithmonë”, – ka thënë Figo.

Bota e mori mesazhin: kush do titullin në Rusi, të mposhtë kampionët e botës!

Më shumë nga Futboll