Kampionatet në Europë

Figo: Lionel Messi nuk është më i habitshëm

Luis Figo, ish-futbollisti i Barcelonës dhe Real Madridit, i sapoemëruar këshilltar personal i presidentit të UEFA-s, Alexander Ceferin, nuk kishte asnjë dyshim te kualifikimi i Argjentinës në Kupën e Botës së Rusisë verën e ardhshme. Portugezi ka kërkuar për të nxjerrë në pah performancën e shkëlqyer të Leo Messit, autori i një “hat-trick”-u kundër Ekuadorit, edhe pse ai pranoi se performanca e “10” tashmë është e zakonshme. “Messi nuk është më befasues. Ne jemi mësuar me këtë shfaqje të tij,” – tha Figo për “Cadena COPE”, ku ishte në favor të futjes së teknologjisë në futboll. “Nëse jo për shumë lojëra, është e rëndësishme që avancimi teknologjik në futboll të vazhdojë, sepse gabimet janë eliminuar”, – ka thënë portugezi duke iu referuar VAR-it. – Unë do të këshilloj Ceferin për çdo gjë që lidhet me futbollin: aspektet teknike, ligjet e lojës dhe evoluimin e rregullave”.

Më shumë nga Kampionatet në Europë