RUSI 2018

Figo: Portugalia dhe Spanja, favorite në Kupën e Botës 2018

Luis Figo celebroi në Lisbonë festën e Krishtlindjeve të Fondacionit, që mban emrin e tij, dhe analizoi grupet e Kupës Botërore të “Rusia 2018”: “Portugalia dhe Spanja janë favorite jo vetëm në grup, por edhe në kompeticion, megjithëse është e nevojshme të vëmë re se kombëtaret e tjera mund të befasojnë”. Duke folur për kombëtaren e vendit të tij, lojtari i mëparshëm luzitan e njohu vështirësinë e grupit, ku bën pjesë Portugalia dhe Spanja, së bashku me Iranin dhe Marokun: “Portugalia ra në një nga grupet më të vështira, por ka një nga skuadrat më të mira të ditëve të sotme dhe aspiratat duhet të jenë të njëjta”.

Më shumë nga RUSI 2018