NFL

Filmohet duke thithur kokainë, dorëhiqet trajneri pasi video bëhet hit në rrjet

U vetëfilmua ndërkohë që thithte kokainë me një kartmonedhë dhe i ka dërguar videon një vajze me emrin Kijuana Nige Sherrod, e cila më pas ka publikuar gjithçka në rrjetet sociale duke aktivizuar një uragan të vërtetë. Bëhet fjalë për një person publik, shumë të njohur madje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Chris Foerster, trajnerin e vijës offensive të skuadrës së futbollit amerikan në NFL, Miami Dolphins. Më saktë, ish-trajnerin, pasi Foerster, pas asaj që ndodhi nuk mund të bënte gjë tjetër veçse të jepte dorëheqjen nga detyra dhe të kërkonte falje publike.

Rezultate imazhesh për Chris Foerster

“Kam paraqitur dorëheqjne time nga Miami Dolphins dhe marr përsipër të gjithë përgjegjësinë për veprimet e mia. I kërkoj falje drejtuesve të klubit. Tashmë objektivi im është që të marr ndihmën nga familja dhe nga mjekët profesionistë”, deklaroi Foerster nëpërmjet një komunikate. Në orët që pasuan këtë komunikatë, Kijuana Nige Sherrod, vajza që publikoi videon dhe të cilës Foerster në video i shprehte dashurinë është akuzuar si shkaktare për largimin e një prej trajnerëve më të paguar në NFL, pasi i dorëhequri merrte 3 milionë dollarë në sezon.

Më shumë nga NFL