RUSI 2018

Finalistja e Botërorit shkarkon trajnerin dy muaj para “Rusia 2018”…

Federata Japoneze e Futbollit (JFA) ka vendosur të shkarkojë trajnerin e kombëtares, Vahid Halilhodzic, kur kishin mbetur pak më shumë se dy muaj për të luajtur kundër Kolumbisë, në ndeshjen e tij të parë në Kupën e Botës së Rusisë. Kjo është bërë e ditur nga mediat japoneze, sot.

Halilhodzic, i cili ka drejtuar “Blue Samurai” që nga marsi 2015, do të largohet, pasi e kualifikoi Japoninë në finalet e Kupës së Botës, por u mund në miqësoret e fundit kundër Mali dhe Ukrainës, vende këto, që nuk do të marrin pjesë në turneun ndërkombëtar të kësaj vere.

Vendimi është konfirmuar edhe nga burime të “JFA” në median japoneze dhe është planifikuar të shpallet zyrtarisht në një konferencë shtypi, që do të mbahet sot në Tokio, e cila, gjithashtu, do të zbulojë se kush do të jetë përgjegjës për stolin e aziatikëve.

I zgjedhuri i ri pritet të dalë nga lista e shkurtër, e përbërë nga drejtori teknik i “JFA”, Akira Nishino, me një karrierë të gjatë si trajner në J-League; trajneri i Japonia U-21, Hajime Moriyasu; dhe Makoto Teguramori, i cili është pjesë e stafit teknik të Halilhodzic.

Trajneri boshnjak pasoi meksikanin Havier Aguirre në stolin e “blu samurai” dhe vulosi kualifikimin e japonezëve në Kupën e Botës, me një rekord prej 6 fitoresh, 2 humbjesh dhe 2 barazimesh në raundin kualifikues aziatik.

Megjithatë, performanca zhgënjyese e japonezëve në takimet përgatitore të ardhshme, së bashku me pakënaqësitë e dhomave të zhveshjes me trajnerin, kanë çuar në shkarkimin e tij, sipas mediave kombëtare.

Japonia do të luajë më 19 qershor kundër Kolumbisë ndeshjen e parë të të dy skuadrave në Kupën e Botës në Rusi, ku këto dy skuadra janë përshtatur në grupin H me Senegalin dhe Poloninë.

Më shumë nga RUSI 2018