Connect with us

Champions League

Finalja e Champions, realitet virtual për anglezët

Do të ketë disa risi për tifozët anglezë në prag të finaleve të Europa dhe Champions League. Në fakt, të dy ndeshjet do të transmetohen nga “Bt Sport” falas, me mundësinë për ta ndjekur aktin e fundit të Champions edhe nëpërmjet realitetit virtual. Si ndeshja që do të luhet mes United dhe Ajax më 24 maj, ashtu edhe ajo e 3 qershorit mes Juventus dhe Real Madrid do të jenë falas në Britaninë e Madhe: ndeshjet do të transmetohen nëpërmjet “video player”-it të “BtSport”, nëpërmjet aplikacionit, në kanalin Youtube dhe në faqen e internetit “BTSport.com”.

Por risia më interesante është ruajtur për ndeshjen që do të luhet në kardif, për të cilën tifozët e Britanisë së Madhe do të mund ta shijojnë finalen e Champions League për herë të parë edhe në realitetin virtual në 360° nëpërmjet aplikacionit “Virtual Reality” të “BT Sport”. Spektatorët jo vetëm që mund të zgjedhin komentin dhe grafikët që duan, por edhe këndin e telekamerave. Një tjetër risi do të jetë edhe transmetimi në YouTube në 4K UHD me “Dolby Atmos audio surround” në “BT TV”. Ndërkohë, ndeshja do të komentohet në televizor nga Gary Lineker, që do të koordinojë grupin e ekspertëve dhe fituesve të Champions League, si Rio Ferdinand, Steven Gerrard, Steve McManaman dhe Owen Hargreaves.

 

Më shumë nga Champions League