Europa League

Finalja e Europa League është luajtur vetëm 46 minuta dhe 42 sekonda

Atletico Madrid mposhti Marseille me rezultatin 2-0 të mërkurën për të ngritur trofeun e Europa League, por vetë ndeshja ishte më e shkurtër sesa mund ta keni imagjinuar.

Koha reale e ndeshjes së luajtur ishte vetëm 46 minuta dhe 42 sekonda, gati gjysma e një ndeshjeje të rregullt futbolli.

Në pjesën e parë mbajtja e topit është dominuar nga Marseille (61%).

Atletico, shfrytëzoi në maksimum ato 8 minuta dhe 59 sekonda që mbajti topin, duke arritur të zhbllokojë rezultatin.

Në pjesën e dytë, situata ndryshoi, koha reale e ndeshjes ishte 23 minuta dhe 38 sekonda.

Atletico rikthehet për të shfrytëzuar në maksimum mbajtjen e topit dhe iu deshën vetëm 11 minuta për të shënuar dy gola në total.

Dëmtimet, faullet, kartonët, rivëniet anësore, goditjet e këndit, golat, pozicionet jashtë loje dhe shpërdorimi i minutave kanë kontribuar në kohën e pakët të luajtur në fushë.

Më shumë nga Europa League