Futboll

Fiorentina sulmon Milan për fjalët ndaj Kalinic, Mirabelli bën “mea culpa”

Në ditën e prezantimit të Nikola Kalinic, drejtori sportiv i Milan bëri një batutë për fundin e lumtur të telenovelës së merkatos për blerjen e sulmuesit: “Fute topin aty ku ti di, përndryshe të ridërgojmë edhe një herë te atje…”.Massimiliano Mirabelli, nuk është i ri në këto shfaqje gjatë prezantimeve zyrtare, duke bërë të qeshin mijëra tifozë të lidhur direkt në “Facebook”.

Por, në vijim të fjalëve të Mirabelli, ishte klubi i Fiorentinës që ka dalë me një komunikatë zyrtare dhe për të cilat, Milan ka kërkuar ndjesë publike. “Referuar deklaratës zyrtare të Fiorentinës, mbi fjalët e drejtorit tonë sportiv dhe përgjegjësit për zonën teknike në momentin e firmës së Nikola Kalinic, të gjykuara “pa vend dhe të evitueshme”, AC Milan synon të ndajë deklaratën e Massimiliano Mirabelli”, citon reagimi i klubit kuqezi.

“Prej gjithmonë ndjej një vlerësim dhe admirim të madh për Fiorentinën, pronarët e saj, menaxherët dhe tifozët e saj. Nëse ndonjëri ka perceptuar mes fjalëve të mia mungesë respekti, atëherë kërkoj ndjesë. Besoj se ishte evidente, për nga toni i përdorur, mimika ime, artikulimi dhe perceptimi i gjuhës së trupit, se ajo që kam thënë nuk kishte tjetër qëllim, veçse të një batue, kurrsesi për nga toni nuk mund të ishte denigruese”, deklaroi Mirabelli.

“ACF Fiorentina shpreh çudinë dhe moskuptimin për tonin e përdorur nga drejtori sportiv i AC Milan, Massimiliano Mirabelli gjatë prezantimit të futbollistit Nikoca Kalinic. Termat e përdorur nga drejtuesi kuqezi, që duke folur për mundësinë e rikthimit të futbollistit kroat te Fiorentina përdori fjalën denigruese “atje”, duken totalisht pa vend dhe absolutisht të evitueshme. Synojmë të kujtojmë drejtorin sportiv Mirabelli që Fiorentina është një klub i rëndësishëm, ku kanë luajtur kampionë të cilët kanë bërë historinë e futbollit dhe ky klub përfaqëson Firenzen, një prej qyteteve më të bukura dhe më të njohura në botë, dhe që për më tepër meriton dhe pretendon që nga sot e në të ardhmen një respekt rigoroz”, citonte reagimi i klubit të Fiorentinës ndaj fjalëve të Mirabelli.

Më shumë nga Futboll