Futboll

Firat si Phileas Fogg, me një ndryshim: pa lekë dhe me luftë brenda llojit

Vllaznia po kalon një moment të mirë në kampionat. Dreqi e mori, duhet ta kalojë me ata lojtarë që ka dhe borderonë e fryrë, pavarësisht se nuk kanë marrë ende kokërr leku! Drejtori sportiv i ardhur nga Turqia, Engin Firat, ka nisur një udhëtim në Katar. Duket se zyrtari i kuqebluve i ngjan pak Phileas Fogg, personazhit të Zhyl Vern-it në romanin e tij “Rreth botës për 80 ditë”, por me dy ndryshime të mëdha. Udhëtimi i Firatit është i përqëndruar vetëm në Katar dhe Fogg fitonte 20 mijë paund nga basti me shokët, ndërsa ekipi kuqeblu çfarë po fiton? Po flasim për kuqeblutë dhe jo për Firatin personalisht.

Shkarkoni aplikacionin më të mirë sportiv të momentit! Telesport është pjesë e tij. Kliko këtu > bit.ly/krowd9 për të marrë njoftimet në kohë reale për gjithçka ndodh!

Takime me klubin Mauthier të Katarit e me Akademinë Aspire dhe  një foto me Xavin në Al SAd Club… A po, desh harruam dhe një takim me Federatën e Futbollit të Katarit. Ndërkohë që skuadra e tij dhe lojtarët nuk kanë marrë ende asnjë kokërr leku, ashtu siç e pranon vetë dhe zyrtari i kuqebluve.  Situata në Shkodër nuk duket shumë pozitive për turkun, madje ka patur dhe përplasje me drejtuesit e Akademisë së Vllaznisë. Përmes një statusi të tij në “Facebook” ai i kundërpërgjigjet sulmeve të tyre, të paktën këtë lë të nënkuptohet.

 

Për lajmet e famshme dhe burimin e tij të famshëm:
Nuk është e vërtetë: Nuk kam marrë ende asnjë lekë nga Vllaznia.
Nuk është e vërtetë: Kam paguar udhëtimet, hotelet dhe gjithçka nga xhepi im.
Nuk është e vërtetë: E kam thënë dhe në konferencën time në gusht që unë udhëtoj shumë.
Nuk është e vërtetë: Nëse unë paguaj vetë mund të ulem në mëngjes dhe në pishinë.
Nuk është e vërtetë: Jam përgjegjës për ekipin e Vllaznisë, pavarësisht se dua të bëj një projekt dhe për Akademinë, pavarësisht se nuk është puna ime. Akademia ka dy drejtorë.
Nuk është e vërtetë: Nëse drejtuesit e Akademisë tonë duan të jenë në Doha, ata duhet të vijnë si unë, me shpenzimet e tyre.
Nuk është e vërtetë: Nuk jam për Akademinë këtu, synimi kryesor është të bashkëpunojmë me klubin Muaither dhe të ngrejmë marrëdhëniet ndërkombëtare.
Nuk është e vërtetë: Ne kemi ndjekur ekipin U-19 dhe kemi ftuar lojtarë për stërvitje. Trajneri donte të vinin pas ndeshjes me Astanan që e humbën me rezultatin 0-4.
Nuk është e vërtetë: Nëse burimi juaj do të vinte të shihte ndeshjet e Vllaznisë, ai mund të më shihte mua.
Nuk është e vërtetë: Ky është facebook-u im dhe jo i Vllaznisë. Thoni burimit tuaj të fshijë veten nga lista e miqve të mi.
Është e vërtete: 10/10! Gënjeshtari përfekt”, – shkruan drejtori i Vllaznisë.  Duket se lufta brenda llojit vazhdon të jetë e ashpër në qytetin verior!

 

 

 

 

 

 

Më shumë nga Futboll