Futboll

Firmino zbulon tmerrin: Mendoja se do ta humbisja

Një frikë e tmerrshme që tani është vetëm një kujtim i shëmtuar. Sfida me Tottenham do të kujtohet për një kohë shumë të gjatë, mbase përjetësisht nga sulmuesi brazilian i Liverpool, Roberto Firminho. Kësaj here jo për ndonjë prej golave të tij të rëndësishëm, por për një incident gjatë lojës, që mund t’i kishte kushtuar shumë sulmuesit të të kuqëve. Përplasja me Vertonghen dhe gishti i kundërshtarit në syrin e brazilianit, rrezikoi gati gati të qërrojë në mënyrë të përhershme sulmuesin e Liverpool.

Praktikisht, numri 9 i Liverpool ka përjetuar momente terrori, sikurse edhe ai vetë ka dëshmuar për “Sky Sport”. “Pata frikë se mund të humbja njërin sy. I trembesha faktit që mund të isha shndërruar në të verbër dhe të mos luaja më futboll. Falë Zotit tani jam më mirë dhe përmirësohem çdo ditë e më shumë. Kisha shumë frikë, por dhimbja kaloi gradualisht, pasi doktori më dha qetësues. Në momentin ku ndodhi incidenti, gjithçka ishte e turbullt dhe nuk arrija të shihja asgjë nga syri i majtë”, deklaroi Firmino.

Më shumë nga Futboll