Futboll

Firmino zbarkon në Liverpul, pritet Digne!

Ka kaluar thuajse një muaj që kur Roberto Firmino firmosi kontratën pesë-vjeçare me Liverpool, por vetëm dje ka nisur aventura e tij te skuadra “e kuqe”. Pas pushimeve të zgjatura, si pasojë e impenjimit në Kupën e Amerikës, sulmuesi brazilian ka mbërritur në Liverpul dhe është akomoduar në hotel. 23-vjeçari pritet të formojë dyshen sulmuese te skuadra e Brendan Rodgers, përkrah Christian Benteke.

Firmino në dalje të hotelit  në Liverpul

Firmino në dalje të hotelit në Liverpul

Firmino, i cili është akomoduar në një hotel në qendër të qytetit, është stërvitur veçmas dhe kështu do të vazhdojë gjatë gjithë javës, pasi ekipi i Liverpool është aktualisht në Malajzi ku po zhvillon një turne miqësor. Firmino ka firmosur disa autografe për tifozët e Liverpool që e prisnin në dalje të hotelit. Ai mbante në dorë tre telefona të ndryshëm!

Firmino ka firmosur për Liverpool që në qershor, por vetëm sot ka zbarkuar në Angli

Firmino ka firmosur për Liverpool që në qershor, por vetëm sot ka zbarkuar në Angli

Braziliani do të jetë zëvendësuesi i Raheem Sterling, i cili shkoi te Manchester City për 68 milionë euro. Trajneri Brendan Rodgers ka qenë ai që ka kërkuar me çdo kusht Firminon. “Ai është një futbollist i rëndësishëm për ne, zotëron një talent të padiskutueshëm. E kam parë si punon. Përkushtimi në punë dhe stërvitje e bën atë të veçantë,” – tha Rodgers pak ditë më parë.

Firmino gjatë prezantimit te Liverpool

Firmino gjatë prezantimit te Liverpool

Ndërkohë, Liverpool është vetëm një hap larg blerjes së mbrojtësit të majtë Lucas Digne nga Paris Saint-Germain, i cili do të mbyllë merkaton “e kuqe”. Menjëherë sa të mbyllë transferimin e Christian Benteke në “Anfild Road”, për 50 milionë euro, drejtuesit e Liverpool do të takojnë drejtuesit e Parisit për të bërë blerjen e 22 vjeçari, që ka të ngjarë të kushtojë rreth 10 milionë euro.

Lucas Digne, objektivi i fundit në merkato për Liverpool

Lucas Digne, objektivi i fundit në merkato për Liverpool

Digne do të luftojë me Alberto Morenon për një vend në formacion, edhe pse kandidat për atë post mund të jetë edhe Joe Gomez, lojtari i ri i ardhur nga Charlton që ka bindur në miqësoret e para sezonale. Për Digne duket se Liverpool ka mposhtur konkurrencën e Atletico Madrid dhe Romës. Përpara se të shkonte te PSG, mëngjarashi francez ka luajtur për Lille.

[total-poll id=54692]

Më shumë nga Futboll