Kampionati Shqiptar

Firmos dhe prezantohet, Flamurtari afron sulmuesin serb

Merkatoja e dimrit do të hapet zyrtarisht në janar të vitit të ardhshëm, por klubet e ndryshme, edhe në Shqipëri, kanë filluar lëvizjet në këtë drejtim. Njëri prej tyre, Flamurtari, ka zyrtarizuar afrimin e sulmuesit serb, Igor Nedeljkovic. Ai, madje, ka firmosur kontratën dhe është prezantuar me fanellën kuqezi të bregdetarëve të Vlorës ditën e sotme. Herën e fundit, futbollisti në fjalë ka luajtur në Kinë, me Pegasus FC (Hong Kong).

Më poshtë njihuni me “pasaportën” e tij:
Emri: Igor
Mbiemri: Nedeljkovic
Datëlindja: 24 shtator 1991
Pozicioni: Sulmues
Shtetësia : Serbi

Karriera:
2017 – Flamurtari
2017: Pegasus FC (Hong Kong)
2015 – 2017: Sileks Kratovo (Maqedoni)
2014 – 2015: FK Alfa Modriča (Bosnje-Hercegovinë)
2013 – 2014: FK Sutjeska Niksic (Mali i Zi)
2011 – 2012: FK Cukaricki (Serbi )

 

Më shumë nga Kampionati Shqiptar