Futboll

Fisku i “sekuestroi” pasuritë në Brazil, Neymar paguan 2.1 mln

Neymar pranon të paguajë shumën prej 2,1 milionë euro në arëkn e institucioneve fiskale të Brazilit, për të mbyllur një herë e përgjithmonë çështjen në lidhje me detyrimet e papaguara mbi të ardhurat nga e drejta e imazhit, për periudhën kur aktivizohej në kampionatin brazilian me skuadrën e Santos.

Ishin pikërisht përfaqësuesit ligjor të sulmuesit ata që kanë njoftuar vendimin për të pranuar të paguajnë gjobën, “ndonëse nuk jemi dakord”. Çështja zvarritje prej tre vitesh dhe në vitin 2015, autoritetet braziliane morën vendimin për të ngrirë të gjitha pasuritë e Neymar, për gati 190 milion reais, për shkak se nuk kishte paguar taksën mbi të ardhurat nga e drejta e imazhit, për periudhën 2011-2013.

Më shumë nga Futboll