Futboll

Fitoi £1mln në llotari, tifozja paguan për të përjashtuar futbollistin

Një postim i thjeshtë në “Tëitter”, njëri prej atyre nga tifozët. Të tilla ishin fjalët e shkruara nga Jane Park, e panjohur në Shqipëri apo shtetet përreth, por shumë e famshme në Mbretërinë e Bashkuar, aty kur rreth 4 vite më parë përfundoi në faqet e para të të gjitha gazetave me përmbajtje skandaloze. Jane fillimisht u bë e njohur për fitimin e llotarisë me vlerë prej 1 milionë sterlina, dhe që nga ajo kohë nuk ka ndalur më protagonizmin e saj.

Ditët e fundit ajo u rikthye së bëri zhurmë në Skoci, pasi bëri një postim në rrjetet sociale mbi skuadrën e Hibernian, apo më saktë, në lidhje me futbollistin Steven Whittatker. “Hibernian, sa para duhen për të larguar Whittaker? Mund të paguaj unë?”. Një koment i publikuar gjatë ndeshjes kundër Celtic, që kryeson dhe Hibernian, kur rezultati ishte 2-0. Rezultat më pas i barazuar nga Hib-sat.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Futboll