Champions League

Fitoi penalltinë kundër Juves, Zidane do ta zëvendësojë Vazquez me yllin e “Zonjës”

Në sytë e tifozëve të Juventus është akoma i freskët kujtimi i penalltisë të pësuar nga bardhezinjtë në “Santiago Bernabeu”, që ka sjellë eliminimin e italianëve nga Champions League.

Tani, nga “Casa Blanca”, ka ardhur një tjetër lajm që duket se do të trazojë akoma më shumë popullin bardhezi. Sipas portalit spanjoll “Don Balon”, kampionët në fuqi të Europës shikojnë te Juan Cuadrado zëvendësuesin ideal të Lucas Vazquez, në sulm (spanjolli ndiqet nga disa klube të Premier League).

Kolumbiani i Juventus duket se është kërkuar nga vetë Zinedine Zidane, edhe pse e ardhmja trajneri francez në Madrid nuk është akoma e sigurt.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Champions League