Çiklizëm

Fitoi Xhiron e Italisë i akuzuar për doping, Froome: Ky triumf është i pastër

Çiklisti britanik Chris Froome deklaroi sot se askush nuk mund ta vërë në dyshim triumfin e tij në Xhiron e Italisë edhe pse ai është ende nën hetim për doping, kur doli pozitiv me clebunterol në Vueltën e Spanjës së vitit të kaluar. Ishin të shumtë ata që deklaruan se Froome nuk duhej të merrte pjesë derisa situata të sqarohej, por 33-vjeçari britanik se është i pafajshëm dhe se në turneun italian fitoi me meritë.

Askush nuk duhet të dyshojë për triumfin tim, i ndershëm dhe brenda rregullave. Në Xhiro jam testuar thuajse çdo ditë, para dhe pas garës dhe kam dalë negative. Nuk kam bërë asgjë gabim dhe është thjesht çështje kohë që gjithçka të sqarohet. Unë pres që çështja ime të zbardhet sa më shpejt të jetë e mundur, pasi kjo zvarritje është një dëm për sportin tonë”, u shpreh çiklisti Chris Froome për “Sky”.

Më shumë nga Çiklizëm