Tenis

Fitojnë Nadal dhe Pliskova, “numrat 1” shkojnë në çerekfinale

Numrat 1 në botë për meshkuj e femra, respektivisht Rafael Nadal dhe Karolina Pliskova, kanë fituar sot në mbrëmje në ndeshjet e raundit të katërt të grand slemit të US Open, duke prerë edhe nga një biletë për në fazën çerekfinale. Rafael Nadal mundi pa shumë probleme 3-0 (6-2, 6-4, 6-1) ukrainasin Alexandr Dolgopolov, në një ndeshje që ishte një formalitet për tenistin spanjoll. Nadal pati epërsi në të trija setet, duke korrur një fitore të lehtë ndaj rivalit ukrainas.

Tenistja çeke Karolina Pliskova

Fito pa shumë probleme, madje duke humbur vetëm një “game” edhe tenistja çeke Karolina Pliskova, numri 1 në botë për femra, që sot mundi 2-0 (6-1, 6-0) amerikanen Jennifer Brady. Një sfidë që ishte një stërvitje për Pliskova, që kualifikohet në çerekfinale falë një fitoreje “flash”. Sot mbyllet raundi i 4-t i grand slemit të US Open, teksa në fushë do të zbresin edhe disa të tjerë “big” si Roger Federer, Juan Martin Del Potro e Lucie Safarova.

Më shumë nga Tenis