Gossip

Fiton Botërorin e snooker, del nudo në konferencën e shtypit

Sportisti uellsian Mark Williams ka fituar sot në Sheffild kampionatin botëror në “snooker” (bilardo), por si këmbin për këtë triumf, është zhveshur nudo gjatë konferencës për shtyp para gazetarëve, pak minuta pas garës. Në finale ai mundi 18-16 John Higgins, në fund të një dueli me mjaft rivalitet dhe emocione. Por, para fillimit të turneut, Williams kishte premtuar para kupës se në rast fitimi të saj, do të dilte nudo në konferencën e shtypit. Ndaj, pas fitimit në finale dhe në fund të turneut u detyrua të mbante fjalën e dhënë.

Më shumë nga Gossip