Europa League

Fitore e vuajtur, Gattuso promovon Milanin: Më pëlqeu mentaliteti

Milani merr suksesin e parë europian të sezonit në fushën e Dudelange, në një ndeshje më të vuajtur sesa pritej. Higuain ishte vendimtar në gjysmën e dytë të lojës, ndërsa Gennaro Gattuso foli në fund të 90 minutave.

I intervistuar nga mikrofonat e “Sky Sport”, trajneri i Milanit e sheh gotën gjysmë plot: “Me rëndësi është që marrim tri pikët, Dudelange nuk ka ardhur aksidenatlisht këtu. Jam i lumtur për tri pikët dhe mentalitetin e treguar. Ne bëmë pak përpjekje, por gjithçka është në rregull, sepse iu kemi dhënë minuta atyre që kishin luajtur më pak”.

Trajneri kuqezi ka promovuar edhe Castillejo, autor i asistit për “Pipita” në rastin e golit dhe lëvizjeve të tjera të mira: “Castillejo është një lojtar i mirë për karakteristikat e tij. Higuain? Ne jemi të gjithë të lumtur, kur fitojmë, jo vetëm “Pipita”. Në këtë moment është e rëndësishme të marrim pikët maksimale”.

Edhe pse ai ishte vendimtar, Gattuso mendon ende se është e nevojshme t’i jepte Higuainit disa këshilla rreth pozicionimit të tij në zonën e penalltive: “Gonzalo, sot bëri mirë. Mund të kishte shënuar më shumë gola, por është e rëndësishme që ne të luajmë me shumë njerëz në zonën kundërshtare.

Më pëlqeu qëndrimi i ekipit. Ne mund ta kishim vrarë më herët ndeshjen. Kjo ishte më shumë një luftë, sesa do të kisha dashur, por kemi minuta në këmbët e shumë lojtarëve dhe kemi marrë rezultatin që donim”.

Më shumë nga Europa League