Connect with us

Atletikë

Fitore pa shkëlqim, Bolt paraqitje aspak bindëse para Botërorit

Mjaftoi një shkëputje e vogël në metrat e fundit për të fituar garën e 100 metrave të zhvilluar në mbrëmje në Monako, në etapën e radhës së Ligës së Diamantit, një fitore pa shumë shkëlqim për sprinterin xhamajkan Usain Bolt. Koha 9”95 e dhënë në këtë finale është më e mira e sprinterit xhamajkan për këtë vit, në daljen e tij të tretë publike. Duket qartë që xhamajkani nuk është ende në formën e tij më të mirë, çka e konfirmoi vetë para turneut, që ishte një test i mirë para Botërorit londinez, pas dy javësh. Por Bolt duhet të shqetësohet, pasi koha e dhënë ishte e lartë dhe paraqitja jo fort pozitive.

Usain Bolt feston fitoren ne Monako

Gjithsesi, falë fitores, i gjithë publiku, 17 mijë shikues, u çuan në këmbë për të përshëndetur rekordmenin e botës, në garën e tij të fundit në këtë pistë. Bolt bën shaka e përshëndet fansat, por i mungon buzëqeshja, pasi edhe ai vetë është i bindur se është shymë shumë larg asaj që pretendon, ndërkohë që koha sa vjen e pakësohet. Në vendin e dytë u rendit amerikani Isaiah Young me 9”98, ndërsa i treti u klasifikua Akani Simbine, me 10”02. “Ishte një test pozitiv për të parë gjendjen, por pranoj që kam ende shumë punë përpara. Do t’i zhfrytëzoj në maksimum këto dy javë për të arritur formën optimale”, ha Bolt pas garës.

Më shumë nga Atletikë