La Liga

Fitorja historike e Alaves ndaj Real kthehet në… veshje

Goli në minutën e 95 i Manu Garcia, që i siguroi fitoren e parë të Deportivo Alaves ndaj Real Madrid në 87 vite, tashmë është kthyer në një fanellë.

Më 8 mars të 1931-it ka qenë hera e fundit kur Deportivo Alaves mundi Real Madrid-in, kështu që euforia e shprehur nga 19,461 tifozë, të cilët kanë qenë dëshmitarë të një kapitulli historik për ekipin bask, ishte e kuptueshme.

Tifozët e “El Glorioso”, tani mund ta “veshin” fitoren e minutës së 95-të, pasi kompania “Wondergol” e bëri të ‘pavdekshme’ fitoren, duke e stampuar atë në një bluzë.

Bluza mund të blihet online për 19.99€ dhe është nxjerrë në treg me masa dhe ngjyra të ndryshme.

Më shumë nga La Liga