Tenis

Fituesja e Wimbledon eliminohet nga turneu i Torontos, fitojnë Djokovic e Sharapova

Angelique Kerber, fituese tri javë më parë në grand slemin e Wimbledon e ka nisur me humbje aventurën e saj në fushat me çement, duke u mundur 2-0 (6-4, 6-1) në raundin e parë të turneut Masters të Torontos nga tenistja franceze Alize Cornet. Një rezultat disi i papritur, pasi Kerber, numri 4 në botë, ishte favorite në këtë sfidë, por loja e saj ishte e dobët, duke u eliminuar shumë shpejt. Pa probleme ka avancuar me tej nistja ruse Maria Sharapova, që mundi 2-0 (6-0, 6-2) patrioten e saj Daria Kasatkina.

Te meshkujt, mbarë e ka nisur aventurën e tij në turnen Masters të Torontos tenisti serb Novak Djokovic, që fitoi 2-0 ndaj kanadezit Peter Polansky (6-3, 6-4). Djokovic, fitues në Wimbledon, nuk ka zhgënjyer në këtë sfidë, duke korrur një fitore të lehtë dhe avancon më tej. Nuk ka zhgënjyer as idhulli vendës, kanadezi Milos Raonic, që mundi 2-0 6-3, 6-4) belgun David Goffin, ndërsa zvicerani Stanislas Wawrinka eliminoi australianin Nick Kyrgios, duke fituar 2-1 me përmbysje (1-6, 7-5, 7-5).

Më shumë nga Tenis