Kampionati Shqiptar

Flamur Tairi firmos kontratë 3-vjeçare me Bylisin

Bylis vijon me intensitet përgatitjet për sezonin e ri futbollistik. Skuadra mallakastriote është rikthyer pas një viti në elitën e futbollit shqiptar dhe dëshiron të mos largohet që aty. Caktimi i trajnerit Agim Canaj në krye të ballshiotëve u ka dhënë një ritëm tjetër punëve, si në merkato, ashtu edhe në stërvitje.

Bylis vijon me intensitet përgatitjet për sezonin e ri futbollistik. Skuadra mallakastriote është rikthyer pas një viti në elitën e futbollit shqiptar dhe dëshiron të mos largohet që aty. Caktimi i trajnerit Agim Canaj në krye të ballshiotëve u ka dhënë një ritëm tjetër punëve, si në merkato, ashtu edhe në stërvitje. Krahas seancave stërvitore, po luhen edhe ndeshje miqësore, me qëllim të kolaudimit të grupit dhe përftimit të formacionit sa më të mirë të mundshëm.

Tairi 2

Flamur Tairi, shqiptari nga Maqedonia, i afruar te Bylisi

Dje, pranë Bylisit është afruar edhe Flamur Tairi, i cili është prezantuar në zyrat e klubit. Ai është mesfushor dhe bëhet afrimi i radhës te mallakastriotët. Tairi është shqiptar i Maqedonisë dhe ka luajtur në Superligën tonë me Teutën, por edhe në Maqedoni, ku vitin e fundit është aktivizuar me Renovën. Mesfushori firmosi dje një kontratë 3-vjeçare me klubin e Ballshit. Ai është në kulmin e karrierës dhe pritet të shpërthejë te Bylis.

Shoshi

Maringlen Shoshi nuk e braktis Bylisin për ca para më shumë në Izrael

Ndërkohë, një tjetër lajm i mirë vjen nga kampi mallakastriot. Lojtari që i dha Superligën Bylisit, me atë supergol në “finalen” ndaj Lushnjës, në “Roza Haxhiu”, nuk do të transferohet në Izrael, sikurse u përfol. Mbrojtësi fierak thotë se është lojtar i Bylisit dhe do ta respektojë kontratën.

Një klub izraelit ka shprehur interes për mua, ndoshta mund të paguhesha shumë herë më mirë atje, por jam profesionist. Kam një kontratë me Bylisin, të cilën do ta respektoj. Drejtuesit e klubit izraelit duhej të bisedonin me drejtuesit e Bylisit dhe të paguanin për kartonin. Bëhej fjalë për një ekip të Kategorisë së Dytë në Izrael, ku firmosi edhe Ribaj, por s’mund ta lë Bylisin tani që u rikthye në Superligë. Jam në kulmin e karrierës dhe dua ta ndihmoj më tej skuadrën ballshiote, me të cilën kam kaluar momente të bukura,” – thotë Shoshi.

[total-poll id=63627]

Më shumë nga Kampionati Shqiptar