Futboll

Flamurtari bën kërdinë në merkato, zyrtarizohet edhe Bushiç

Klubi vlonjat vijon me hapa intensive përgatitjet për sezonin e ardhshëm teksa në merkato ka zyrtarizuar brenda 24 orëve të fundit një preshëri blerjesh. Kështu, drejtuesit e skuadrës së Flamurtarit kanë prezantuar vetëm pak orë më parë blerjen më të fundit në kampin kuqezi, sulmuesin Tomislav Bushiç. Kroati ësthë një përforcim i ri për skuadrën vlonjate, por me shumë eksperiencë në Superligën e Shqipërisë.

Drejtuesit e ekipit vlonjat prezantuan dje mbrojtësin Milos Rnic.

Drejtuesit e ekipit vlonjat prezantuan dje mbrojtësin Milos Rnic.

 

Futbollisti 30-vjeçar vjen si një njohje e mirë e trajnerit të Flamurtarit, Gugash Magani, nga koha kur ky i fundit e drejtonte kroatin te skuadra e Tiranës gjatë sezonit 2014-2015. Një edicion kun ë të vërtetë Bushiç nuk arriti të justifikonte pritshmëritë, duke realizuar vetëm 8 gola në sezon, përkatësisht katër në kampionat dhe katër të tjerë në Kupën e Shqipërisë. Bushiç pat shkëlqyer një sezon përpara me skuadrën e Vllaznisë, ndërkohë që nuk gjenden statistika në lidhje me edicionin e fundit që kroati ka kaluar në Malajzi, pas ndarjes së parakohëshme me bardheblutë.

Flamurtari firmosi dje me mesfushorin Donjet Shkodra.

Flamurtari firmosi dje me mesfushorin Donjet Shkodra.

Një ditë më parë, drejtuesit e skuadrës së Flamurtarit prezantuan dy blerje të tjera, përkatësisht Milos Rnic, në rolin e mbrojtësit të majtë, me eksperiencë në kampionatin serb, me ekipin e Metalac, si dhe mesfushorin Donjet Shkodra, i aktivizuar sezonin e fundit me skuadrën e Deinze në divizionin e dytë të kampionatit belg. Të Tre futbollistët i janë bashkuar tashmë edhe fizikisht kontigjentit të ekipit vlonjat, për të vijuar përgatitjet për sezonin e ardhshëm.

[interaction id=”577bd23133e3688a29296d54″]

Më shumë nga Futboll