Kampionati Shqiptar

Flamurtari bën “pazar” te Shkëndija e Tetovës, dëshiron Armend Alimin

Një nga lojtarët më të mirë të Shkëndijës së Tetovës, Armend Alimi, duket se ka marrë një ofertë nga Flamurtari i Vlorës. Tani i mbetet Alimit të vendosë nëse do të pranonte t’i bashkohej skuadrës së Superiores në Shqipëri, apo do të vazhdojë te Shkëndija, pasi i ka kaluar kontrata me kampionët e Maqedonisë.

Burime pranë lojtarit bëjnë me dije se në ditët në vijim pritet të merret vesh për të ardhmen e tij pas bisedimeve që do të kryejë me të dyja klubet, që për koincidencë kanë ngjyrat kuq e zi, ato të flamurit tonë kombëtar.

Kujtojmë se futbollisti në fjalë ka luajtur edhe me kombëtaret e Maqedonisë. Më konkretisht, me Maqedonia U-21 regjistron 11 ndeshje dhe 1 gol, ndërsa me kombëtaren e parë të shtetit tonë fqinj ka grumbulluar deri tani 14 ndeshje pa shënuar dot asnjë gol.

 

“Pasaporta”

Datëlindja 11 dhjetor 1987
Vendlindja Kumanovë, Maqedoni
Gjatësia 1.80 m
Pozicioni Mesfushor

Karriera me të rriturit

Vitet Skuadra Ndeshje (Gola)
2005–2007 Bashkimi 56 (18)
2007–2009 Milano Kumanovo 46 (15)
2009–2011 Istra 1961 60 (4)
2011 Örebro 18 (0)
2012 Nea Salamis 20 (1)
2013–2014 Ermis Aradippou 41 (4)
2014– Shkendija 102 (20)

Karriera me kombëtaren

2008 Maqedonia U-21 11 (1)
2009– Maqedonia A 14 (0)

Më shumë nga Kampionati Shqiptar