Futboll

Flamurtari, Duro: “I dorëzuar me arbitrat, muaj i tmerrshëm për ne!”

Skuadra e Flamurtarit u mund mbrëmjen e të hënës në “Selman Stërmasi” me rezultatin 1-0 nga Partizani, për të regjistruar ndeshjen e 6-të pa fitore, mes katër humbjesh dhe dy barazime. Një rënie e lirë për vlonjatët që mbajtën për shumë javë vendin e dytë të klasifikimit. Ndikuar pikërisht nga kjo performancë, trajneri Shpëtim Duro, e ka konsideruar këtë një muaj tmerri për Flamurtarin, ndërkohë që ndihet i dorëzuar përballë arbitrave, kur kujton edhe penalltinë e mohuar në favor të Hoxhaj.

Image may contain: 2 people, people playing sports and outdoor

 

“Nuk e nisëm aspak mirë ndeshjen. Partizani na vuri disi në vështirësi. Gradualisht u futëm në lojë dhe krijuam 3-4 raste me Zukën, Hoxhajn dhe Alves. Nëse do shënonim, ndeshja mund të merrte rrjedhë tjetër. Kjo ndeshje përcaktohej nga një episod. Partizani shënoi nga një pakujdesi. Ishte veprim amatoresk, nuk ishte një rast i pastër goli. Një gjë që na vështirësoi punën. Ishte një ndeshje në një terren të vështirë, dhe do përcaktohej vetëm nga një episod. Me arbitrat jam i droëzuar, nuk flas më. Në atë moment mendova se është 11-metërsh. Hoxhaj po shkonte drejt portës. Kjo ishte gjëja më minimale, sepse nëse do ishte penallti, do vështirësohej çdo gjë për Partizanin. Me ato që na janë bërë këtë vit, kjo është vetëm si ‘akullore’”, komentoi Duro.

Image may contain: 7 people, people standing and outdoor

“Nuk dua të përmend mungesat. Këto 3-4 ndeshja u shoqëruan me mungesa dhe dëmtime, dhe nuk morëm as pikë. Këto gjëra ndikojnë psikologjikisht tek skuadra. Ka qenë një muaj i tmerrshëm, shpresojmë që gjërat të ndryshojnë në prill, kur kemi ndeshjet vendimtare në kampionat dhe gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë. Kam qenë edhe i pafat, sepse është folur për dështim në merkato. Muarem dhe Tunkara kanë ardhur vonë. Jemi në një moment jo pozitiv. Të bësh një apo dy gabime, është normale. Por, unë nuk e quaj gabim ardhjen e Muarem apo Tunkara. Muarem u dëmtua para se të rifillonte kampionati. Tunkara pësoi një tërheqje. Është fati ynë i keq. Presidenti Idrizi, me sugjerimin e Igli Tares, solli Tunkara, por është fati i keq i skuadrës”, deklaroi trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro.

Më shumë nga Futboll