Kampionati Shqiptar

Flamurtari e humbet miqësoren e parë turke

Flamurtari vijon përgatitoren dimërore në Antalia të Turqisë, ku po karikon bateritë ëpër gjysmën e dytë të sezonit. Trajneri Shpëtim Duro ka bërë goditjet e rastit në merkaton e janarit dhe tashmë e konsideron të plotësuar grupin, duke i pasur sytë te zona europiane, edhe pse të tijtë janë rivalët kryesorë të Skënderbeut për titull, për momentin. Në funksion të konsolidimit të filozofisë së lojës dhe integrimit të prurjeve të reja, skuadra vlonjate ka parashikuar edhe miqësore në tokën turke. Një të tillë e ka luajtur sot, ndaj turqve të BB Erzurumspor, të cilën kuqezinjtë kanë humbur 1-0. Formacioni startues i Duros ka qenë ky:Nurkovic, Siljanovski, Deliaj, Pollozhani, Musta, Sidibe, Useini, Juffo, Hoxhaj, Nedeljkovic dhe Kamara. Me kalimin e kohës u aktivizuan edhe Licaj, Hyseni, Muarem, Gafuri, Busic, Maze, Veliu, Tushi dhe Zuka.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Më shumë nga Kampionati Shqiptar