Basketboll

Flamurtari hakmerret ndaj Tiranës për Kupën, fiton dhe rikthehet në krye

Flamurtari në basketboll për femra fitoi 69-54 ndaj Tiranës, në ndeshjen e javës së 16-të të Kampionatit Kombëtar, Grupi A, duke u rikthyer në krye të renditjes. Ndeshja e luajtur në Vlorë është dominuar nga basketbollistet vendase, që patën një epërsi të lehtë, duke thelluar shifrat nga perioda në periodë. Tirana tentoi deri në fund të fitojë, por nuk ia doli dot mbanë, duke pësuar humbjen e parë për këtë vit.

Bardheblutë nuk arritën të përsëritin suksesin e gjysmëfinales së Kupës, kur mposhtën me lehtësi vlonjatet në kryeqytet, pasi këtë herë ishte Flamurtari që ai pati epërsi, duke e merituar fitoren dhe kryesimin e renditjes. Në Grupin B, spikat fitorja jashtë fushe e Elbasanit, që mundi 75-49 Kamza Basket.

Basketboll, Kategoria e Parë Femra, Grupi A – Java e 15-të (16 mars)

Studenti – Skënderbeu, 75-55

Goga Basket – Vllaznia, 94-55

E shtunë, 17 mars

Flamurtari – Tirana, 69-54

Renditja: Flamurtari 28 pikë (13/2), Goga Basket 27 pikë (12/3), Tirana 26 pikë (11/4), Studenti 20 pikë (5/10), Vllaznia 19 pikë (4/11), Skënderbeu 16 pikë (1/14).


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Basketboll