Futboll

Flamurtari ndal Kukësin dhe mban vendin e tretë

Është mbyllur në barazim 1-1 supersfida mes Flamurtarit dhe Kukësit që ka mbyllur fazën e parë të këtij kampionati në Kategorinë Superiore. Një barazim që më shumë se të gjithëve i shërben skuadrës së Skënderbeut, e cila tashmë kryeson kampionatin me plot 7 pikë diferencë nga Kukësi i vendit të dytë. Ndërkohë, Flamurtari, falë kësaj pike, mban i vetëm vendin e tretë në renditje me 1 pikë më shumë se Kamza, duke ruajtur gjithashtu diferencën prej vetëm 2 pikësh nga vendi i dytë kuq klasifikohen verilindorët.

Pas një loje të rrjedhshme dhe me disa aksione të qarta në ofensivë, ishin pikërisht miqtë nga Kukësi ata që kaluan të parët në avantazh. Epërsia provizore e verilindorëve u siglua në minutën e 37’ nga këmba e Elis Bakaj, i cili përdori klasin dhe zgjuarsinë e tij, duke gjetur golin nga një goditje standarde. Në pjesën e dytë ka ardhur reagimi i Flamurtarit që ka barazuar rezultatin në minutën e 73’ me anë të Busic që ka shfrytëzuar maksimalisht një top të gjatë të krosuar nga mesfusha, duke e dërguar atë në rrjetë. Në minutat shtesë vlonjatët kanë gjetur edhe golin e përmbysjes por është shfuqizuar nga arbitri, për pozicion të parregullt.

Flamurtari-Kukësi 0-1
Shënues: Busic 75’ / Bakaj 37′

Flamurtari: Nurkovic, Siljanovski, Bicaj, Jakovljeviç, Mersini, Musta, Useini, Pollozhani, Hoxhaj, Alvesc, Bushic.
Trajner: Shpëtim Duro

Kukësi: Koliçi, Idrizi, Hoxha, Alla, Rrumbullaku, Et’hemi, Imami, Kërkotic, Cale, Bakaj, Guri.
Trajner: Mlladen Milinkoviç

Arbitër: Eldorian Hamiti

Standings provided by Sofascore LiveScore

Më shumë nga Futboll