Connect with us

Kampionati Shqiptar

Flamurtari, nesër drejt Greqisë për të vijuar përgatitoren

Flamurtari i Vlorës është rikthyer në “fole” ka dy ditë, pas pjesës së parë të përgatitores së verës, që e zhvilloi në Mavrovë të Maqedonisë. Prej dy ditësh, kuqezinjtë bregdetarë, të drejtuar nga trajneri Shpëtim Duro, po stërviten në pallatin e sportit të qytetit, ndërkohë ditën e nesërme udhëtojnë për në Greqi. Në tokën helene do të vijojë pjesa e dytë e fazës përgatitore, e cila është edhe më specifikja, sepse ka të bëjë me kohezionin në skuadër, sinkronizimin e lojtarëve mes tyre dhe mes reparteve, çka arrihet patjetër përmes ndeshjeve miqësore.

Këto të fundit nuk do të mungojnë, falë të cilave trajneri Duro do të krijojë bindjen përfundimtare për formacionin dhe mënyrën e të luajturit. Vlen të theksohet se Flamurtari është rindërtuar thuajse “themelesh”, sepse ka larguar lojtarët e sezonit të kaluar dhe ka afruar shumë të tjerë. Kupat e Europës janë objektivi më minimal i mundshëm për kuqezinjtë, të cilët janë një skuadër mjaft e investuar në merkaton e kësaj vere.

Më shumë nga Kampionati Shqiptar