Kampionati Shqiptar

Flamurtari nuk ndalet në merkato, Lacoste vjen nga Uruguaji

Mbrojtësi qendror uruguajan, Pablo Martin Lacoste Icardi, është zyrtarisht lojtar i Flamurtarit. Futbollisti i datëlindjes 15 janar 1988 përforcon me tej prapavijën kuqezi dhe është në vazhdën e prurjeve të shumta gjatë merkatos së dimrit

Mbrojtësi qendror uruguajan, Pablo Martin Lacoste Icardi, është zyrtarisht lojtar i Flamurtarit. Futbollisti i datëlindjes 15 janar 1988 përforcon me tej prapavijën kuqezi dhe është në vazhdën e prurjeve të shumta gjatë merkatos së dimrit. Ai është i gjatë 1.88 metra dhe vjen nga Racing Club de Montevideo. Futbollisti në fjalë është prezantuar sot me fanellën kuqezi.

Lakoste ka qenë deri në janar pjesë e Racing Club De Montevideo, skuadër me të cilën ka vijuar rregullisht stërvitjen deri në nisjen e tij për në Vlorë. Me Racing, qendërmbrojtësi ka zhvilluar plot 65 ndeshje, ndërsa gjatë fazës së parë të këtij sezoni futbollistik në vendin amerikano-latin ka zbritur 9 herë në fushën e lojës. Lacoste, në fjalën e tij është shprehur mjaft i kënaqur dhe natyrisht i vlerësuar për faktin që është pjesë e Flamurtarit.

 

“Pasaporta” profesionale

Emri i plotë Pablo Martín Lacoste Icardi
Datëlindja 15 januar 1988
Vendlindja Montevideo, Uruguay
Gjatësia 1.88 m
Roli Mbrojtës qendre

Karriera me të rinjtë

2002–2003 Defensor Sporting
2004–2008 Danubio
2009–2010 Racing CM

Karriera me të rriturit

Sezoni Skuadra Ndeshje Gola
2010–2015 Racing CM 65 (1)
2016– Flamurtari Vlorë 0 (0)

 
[interaction id=”5698cd146f21c9dc057b6bfb”]

Më shumë nga Kampionati Shqiptar