Kampionati Shqiptar

Flamurtari nuk ndalet / Vjen lojtari uruguajan, që ka shkruar edhe një libër

Flamurtari nuk ndalon me goditjet e tij në merkato. Madje, mund të konsiderohet pa frikë si skuadra më aktive e Superiores në janarin e transferimeve, qoftë për numrin, qoftë për lojtarët cilësorë që po merr.

Flamurtari nuk ndalon me goditjet e tij në merkato. Madje, mund të konsiderohet pa frikë si skuadra më aktive e Superiores në janarin e transferimeve, qoftë për numrin, qoftë për lojtarët cilësorë që po merr. I fundit në radhë, që ka zbarkuar në Rinas dhe është nisur drejt Vlorës, është uruguajani Ignacio Nicolini. Ky mesfushor është stërvitur rregullisht deri dje, kur ka fluturuar drejt vendit të shqiponjave.

Ignacio Nikolini Dias

Ignacio Nikolini Dias, mesfushori uruguajan, ka zbarkuar në Rinas dhe i është drejtuar Vlorës

Ai është futbollist, por mësohet se ka shkruar edhe një libër. Tifoz i Bella Vista, ëndrra e tij ka qenë të të fitojë gjithçka me Penarol. Ignacio Nicolini ka lindur në Montevideo, Uruguaj, më 30 shtator 1988. Luan si mesfushor. Klubi i fundit ku është aktivizuar ka qenë Racing Club de Montevideo, në Uruguaj, “Primera Division”. Eshtë shpallur kampion i Uruguajit në sezonin 2012-2013, me Penarol. Dy skuadrat e tjera ku ka luajtur, po në Uruguaj, janë Bella Vista (2009-2012) dhe Cerro Largo (2014). Te Penaroli ka qenë dy sezone (2012-2014).

igancio-nicolini1

Igancio Nicolini, kur luante në kampionatin e Uruguajit

Lidhur me librin e shkruar, Ignacio Nicolini kujton: “Unë u tërhoqa nga Daniel (Baldi), kur ishim shokë skuadre te Bella Vista; e kam lexuar librin e tij në tri orë. Një ditë i thashë se kam diçka për të shkruar dhe ai më përkrahu në këtë ide. Fillova të shkruaj e shkruaj dhe katër muaj më pas e kam mbaruar librin tim. Ky libër është futbolli, një histori dashurie”. Për mua ishte diçka fëminore, adoleshente.

Titulli i librit që doli në qarkullim ishte “Dashuria për topin”, sepse përziente lojën e bukur me dashurinë. Më pëlqejnë tregimet, veçanërisht të vërteta, ose të paktën të marra nga ngjarje reale. Megjithatë, për të bërë një libër, nuk duhet të bazohesh në ndonjë përvojë personale. Në Bella Vista kam jetuar miliona gjëra, imagjinoni. Mjedisi i futbollit është i ndotur në pjesë të ndryshme, por nuk është e mirë që të përgjithësojmë.”

 

[interaction id=”56965e5e8089e8dd05c88f99″]

Më shumë nga Kampionati Shqiptar