Kampionati Shqiptar

Flamurtari nxjerr faktet, denoncon dashakeqësinë e FSHF-së

“Flamurtari Football Club” denoncon me forcë thellimin e qëndrimit dashakeqës të FSHF-së dhe ndikimin e saj në garë, duke dënuar në mënyrë direkte ekipin tonë. Sipas tij, në mënyrë të paprecedentë, FSHF-ja ndryshon ditën e ndeshjes për çdo ekip në Kategorinë Superiore, por jo për Flamurtari F.C.
1. Ndryshohet kalendari për FK Laçin, kur ndeshja zhvendoset nga dita e shtunë në të hënë, me arsyen se fusha e ekipit pritës nuk është në kushte optimale.
2. Ndryshohet jo vetëm kalendari për Vllazninë, por nga ekip pritës kthehet në ekip udhëtues, duke e zhvilluar ndeshjen në fushën e Skënderbeut.
3.Ndryshon në mënyrë arbitrare, pa asnjë konsensus midis klubeve, data e ndeshjes Flamurtari F.C – KF Skënderbeu, vetëm për të favorizuar ekipin korçar, me arsyen se disa lojtarë i ka të grumbulluar me ekipet kombëtare.

Nga njëra anë, skuadrat e sipërpërmendura kanë arritur të kenë miratimin e organit drejtues të futbollit për të plotësuar kërkesat e tyre, për të njëjtën arsye, kur Flamurtari F.C kërkoi të shtyhet ndeshja e javës të katërt kundër FK Luftëtarit, vetëm me një ditë, për shkak se firma, e cila kishte kryer punimet e fushës, nuk kishte dhënë OK, por kjo nuk u pranua nga FSHF.
Por kulmi i maskaradës ka arrritur të hënën, kur është vendosur të shtyhet ndeshja FK Vllaznia-FK Lushnja, me arsyetimin se klubi shkodran nuk ka arritur të gjejë fushë për ta zhvilluar këtë takim!?
Kujtojmë që FK Vllaznia sezonin e kaluar i ka zhvilluar të gjitha ndeshjet në “Reshit Rusi”. Çfarë ka ndryshuar nga vjet në sivjet, që në raste të tilla emergjence të mos përdoret qoftë edhe për një ndeshje ky terren? Me këtë veprim FSHF-ja favorizon në mënyrë indirekte rivalin tonë në ndeshjen e fundjavës, FK Lushnja. Ndërkohë që Flamurtari F.C duhet të luajë dy përballje të rëndësishme brenda katër ditësh, FK Lushnja do të vijë në duelin e së dielës me plot 15 ditë pushim.

Nga njëra anë, ekipet e sipërpërmendura kanë arritur të kenë miratimin e organit drejtues të futbollit për të plotesuar kërkesat e tyre, për të njëjtën arsye, kërkesa e Flamurtari F.C për shtyrjen me një ditë të ndeshjes të javës të katërt kundër FK Luftëtarit nuk u pranua nga FSHF.
Përbuzim me neveri mënyrën se si ekipi ynë vazhdon të dënohet me forma të tilla dhe shpresojmë në një reflektim, për të lejuar sadopak, që të kemi një garë të ndershme dhe jo të paracaktuar nga institucioni i futbollit. Edhe pse jemi duke përmendur këto ekipe, theksojmë që nuk kemi asgjë kundër tyre, por jemi duke denoncuar dy standartet e FSHF-së në dëm të Flamurtari F.C.
Vazhdojmë përpara edhe pse e kemi FSHF-në kundër.

Më shumë nga Kampionati Shqiptar