Kampionati Shqiptar

Flamurtari prezanton mbrojtësin e kombëtares gjeorgjiane

Flamurtari ka zyrtarizuar dy blerje të reja ditën e shtunë. Në zyrat e klubit vlonjat janë prezantuar shqiptari Bedri Greca, i ardhur nga Tërbuni i Pukës, si dhe gjeorgjiani Giorgi Popkhadze. Ky i fundit luan në rolin e mbrojtësit të majtë, pozicion të cilin trajneri Levi e kishte të pambuluar mirë deri tani.

Flamurtari ka zyrtarizuar dy blerje të reja ditën e shtunë. Në zyrat e klubit vlonjat janë prezantuar shqiptari Bedri Greca, i ardhur nga Tërbuni i Pukës, si dhe gjeorgjiani Giorgi Popkhadze. Ky i fundit luan në rolin e mbrojtësit të majtë, pozicion të cilin trajneri Levi e kishte të pambuluar mirë deri tani. Bëhet fjalë për një lojtar me shumë eksperiencë, që ka provuar të veshë edhe fanellën e kombëtares gjeorgjiane.

Greca 1

Bedri Greca,, ish-lojtari i Tërbunit, firmos me kuqezinjtë e Vlorës

Popkhadze është 28-vjeç dhe vjen si transferim i lirë. Ai ka provuar të luajë në kampionate të huaja, së fundi në Poloni. Pjesë e kombëtares së vendit të tij është bërë në vitin 2006 dhe prej asaj kohe regjistron 11 ndeshje me Gjeorgjinë. Vitet e fundit, mbrojtësi i majtë gjeorgjian ka luajtur te Jagiellonia në Poloni. 28-vjeçari gjeorgjian ka një karrierë të pasur.

Ai e ka nisur te Dinamo e Tbilisit, por ka luajtur edhe me Olimpiakosin në Greqi, Viboorgun në Danimarkë, Shturmin e Gracit në Austri, Baku-në në Azerbajxhan. Në sezonin e kaluar, Giorgi Popkhadze ka luajtur në Vlorë, por si kundërshtar i Flamurtarit. Bëhet fjalë për ndeshjen e turit të pare kualifikues të Ligës së Europës, duke qenë pjesë e Sioni Bolnisi.

 

“Pasaporta”, Giorgi Popkhadze

Datëlindja 25 shtator 1986
Vendlindja Tiflis, Gjeorgjia
Gjatësia 1.82 m
Pozicioni Mbrojtës i majtë

Karriera me të rriturit

Viti

Skuadra

Nd.

Gola

2003–2006

Tbilisi

26

(2)

2006

→ Olympiacos (huazim)

0

(0)

2006–2010

Viborg FF

74

(0)

2011

Zestafoni

6

(0)

2011–2012

Sturm Graz

20

(0)

2012–2013

FC Baku

19

(0)

2013–2014

Jagiellonia Białystok

26

(0)

2013

→ Jagiellonia II Białystok huazim)

4

(0)

2014

Sioni Bolnisi

6

(1)

2015

Jagiellonia Białystok

6

(0)

2015

→ Jagiellonia II Białystok (huazim)

2

(0)

Karriera me kombëtaren

2006–2008

Gjeorgjia U-21

15

(0)

2006–

Gjeorgjia

11

(0)

[total-poll id=57582]

Më shumë nga Kampionati Shqiptar