Basketboll

Flamurtari rikthehet te fitorja, mposht Studentin dhe i bashkohet grupit të ndjekësve

Është mbyllur java e tretë e Grupit A të Kampionatit Kombëtar në Basketboll për femra, me kampionet vlonjate që fituan 71-46 ndaj Studentit, ndeshje e luajtur në qytetin e Vlorës. Basketbollistet e Flamurtarit arritën një fitore të lehtë ndaj rivaleve kryeqytetase, që pësuan humbjen e tretë radhazi dhe mbyllin renditjen.

Ndeshja ishte një formalitet për Flamurtarin, ndjeshëm më superior në parket, që e dominoi takimin në të katërta periodat. Epërsia e vlonjateve ishte e madhe, që e thelluan vazhdimisht diferencën me kalimin e minutave, duke fituar pa shumë probleme dhe rikthehen te fitorja në kampionat. Falë këtij suksesi, Flamurtari ngjitet në vendin e dytë, me 5 pikë, aty ku njanë edhe Sh.B. Tirana e Vllaznia, duke iu bashkuar grupit të skuadrave që ndjekin bardheblutë e Sh.K.B. Tiranës.

Në Grupin B, fiton skuadra e Skënderbeut, që në Korçë mposhti 64-53 Partizanin, një ndeshje me rivalitet në shumicën e kohës. Por vendaset u treguan më të sakta në momentet vendimtare, duke u shkëputur në fund dhe korrën suksesin e parë sezonal. Partizani e Skënderbeu barazohen me pikë në vendin e dytë, pas Apolonisë kryesuese, duke e bërë interesante betejën për një vend në Grupin A sezonin tjetër.

Basketboll – Kategoria e Parë Femra, Grupi A, java e 3-të (19 tetor)

Sh.B. Tirana – Elbasani, 102-54

Sh.K.B. Tirana – Vllaznia, 77-62

E shtunë, 20 tetor

Flamurtari – Studenti, 71-46

Renditja: Sh.K.B. Tirana 6 pikë (3/0), Sh.B. Tirana 5 pikë (2/1), Vllaznia 5 pikë (2/1), Flamurtari 5 pikë (2/1), Elbasani 3 pikë (0/3), Studenti 3 pikë (0/3).

 

Basketboll – Kategoria e Parë Femra, Grupi B, java e 2-të (19 tetor)

Kamza Basket – Apolonia, 38-70

E shtunë, 20 tetor

Skënderbeu – Partizani, 64-53

Renditja: Apolonia 4 pikë (2/0), Partizani 3 pikë (1/1), Skënderbeu 3 pikë (1/1), Kamza Basket 2 pikë (0/2).

Më shumë nga Basketboll