Connect with us

Basketboll

Flamurtari-Tirana, nesër finalja e katërt e play off-it

Nesër në mbrëmje, në pallatin e sportit “Flamurtari” të qytetit të Vlortë do të luhet finalja e katërt e play off-it në basketboll për femra mes skuadrës vendase dhe Tiranës. Vlonjatet udhëheqin 2-1 me ndeshje, teksa kanë fituar dy përballjet e para, por bardheblutë kanë rihapur sfidën, duke triumfuar në takimin e tretë. Të trija takimet e luajtura deri më tani kanë qenë me rivalitet, me pak pikë dhe ku gjithçka është vendosur në sekondat e fundit, teksa fitoret kanë qenë me 3 pikë diferencë. Çka tregon se edhe sfida e katërt do të jetë po kaq e fortë, por për Tiranën fitorja është thelbësore për të mbajtur gjallë shpresat për titull. Ndërsa Flamurtari, nëse fiton këtë përballje në fushën e tij, shpallet kampion.

BASKETBOLL – FINALE FEMRA

23 prill, Tirana – Flamurtari, 61-62 (19-8, 13-21, 15-15, 14-18)

27 prill, Flamurtari – Tirana, 48-45 (10-18, 13-7, 8-11, 17-9)

30 prill, Tirana – Flamurtari, 63-60 (11-21, 22-11, 16-17, 14-11)

4 maj, Flamurtari – Tirana, ora 18:00 (Vlorë)

7 maj, Tirana – Flamurtari, ora 18:00 (Asllan Rusi-1)*

*Ndeshja e pestë do të luhet nëse është e nevojshme

Më shumë nga Basketboll