Kampionati Shqiptar

Flamurtari zyrtarizon ish-kapitenin e “demave të kuq”, Idriz Batha

Flamurtari zyrtarizon ish-kapitenin e Partizanit. Idriz Batha ka firmosur sot kontratën me kuqezinjtë dhe është prezantuar në mjediset e klubit bregdetar. Ai do të jetë nën urdhërat e Ilir Dajës në sezonin e ri futbollistik, duke shpresuar të shpallet kampion, gjë që dështoi ta bëjë për disa vite si “dem i kuq”.

Mesfushori gjirokastrit u evidentua si futbollist cilësor te Teuta, prej nga e mori Shpëtim Duro te 15 herë kampionët e vendit, pasi kishte luajtur më herët edhe te Besa e Kavajës. Në kuadrin e riorganizimit të skuadrës, drejtuesit e Partizanit nuk rinovuan me të, duke mos rënë dakord me kërkesat financiare të futbollistit.

Pasaporta:
Emri: Idriz Batha
Datëlindja: 28 mars 1992
Vendlindja: Gjirokastër
Shtetësia: Shqiptare
Roli: Mesfushor

Karrierera:
2018 – : Flamurtari F.C
2015 – 2018: FK Partizani
2014 – 2015: KS Besa Kavaje
2013 – 2014: KF Teuta
2013 – 2014: KS Besa Kavaje
2010 – 2013: FK Partizani

Më shumë nga Kampionati Shqiptar