Kampionati Shqiptar

Flamurtari zyrtarizon mbrojtësin e larguar nga Partizani

Flamurtari ka zyrtarizuar blerjen e radhës në këtë merkato vere. Krahas seancave stërvitore, që po udhëhiqen nga trajneri Ilir Daja, klubi vlonjat vijon edhe me përforcimet. Kësaj here me kuqezinjtë është bashkuar zyrtarisht edhe mbrojtësi Blerim Kotobelli, i cili sezonin e kaluar ishte pjesë e Partizanit.

Të të kuqtë kryeqytetas, futbollisti në fjalë kishte mbërritur verën e kaluar, pasi kishte bërë paraqitje mbresëlënëse me “djemtë e detit”, në Durrës. Megjithatë, të “demat e kuq”nuk u përafrua me pritshmëritë, sepse lëvizja e shpeshtë e stafeve teknike dhe problematikat e ndryshme qenë të tilla.

Pasaporta:
Emri : Blerim Kotobelli
Datëlindja: 10 gusht 1992
Vendlindja: Skrapar
Shtetesia: Shqiptare
Roli: Mbrojtës i majtë

Karrierera:
2018- : Flamurtari F.C
2017-2018: FK Partizani
2014-2017 : KF Teuta
2013-2014 : KF Tirana

Më shumë nga Kampionati Shqiptar