Seria A

Flet menaxheri i Hysajt: Me apo pa Sarrin, do të qëndrojë te Napoli

Mario Giuffredi, menaxheri i Elseid Hysajt, foli “live” në “Radio Kiss Kiss Napoli”. Në qendër të intervistës ishte e ardhmja e klientit të tij, e cila lidhet shumë me atë të Sarrit: “Unë besoj se Hysaj do të mbetet te Napoli, me apo pa Sarri.

Nëse trajneri vendos të zgjasë përvojën e tij te Napoli, ne do të ishim të lumtur. Por, edhe nëse largohet, De Laurentiis do të ndërtonte një skuadër të fuqishme, që do të synojë sërish titullin në Itali.

Natyrisht, do të ishte mirë të vazhdonim me Sarrin, por Elseid dëshiron të qëndrojë, pavarësisht situatave që mund të krijohen. Ndjenja ime, në fund, është se Sarri do të mbetet trajner i Napolit. Ancelotti mbetet një trajner i madh, por edhe ai nuk ka një shkop magjik”.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Seria A