RUSI 2018

Flet nëna e Dani Alves: Jemi të shkatërruar që po humbet Botërorin

Të premten pasdite, Dani Alves mori lajmin e keq se nuk mund të luante dot në Kupën e Botës 2018, për shkak të një shkëputjeje të ligamentit të mëparshëm cruciate në gjurin e djathtë, lëndim që e pësoi gjatë finales së Kupës së Francës. Ai do të qëndrojë larg fushave të blerta për një periudhë kohe mes katër dhe gjashtë muajsh.

Futbollisti brazilian nuk e tregoi gjendjen e tij në rrjetet sociale, ndoshta sepse zakonisht i përdor ato për të transmetuar gëzim. Partnerja e tij, Joana Sanz, publikoi një fotografi të të dyve dhe shkroi: “Gjithmonë të qeshur”. Por, më e keqja u transmetua nga nëna e mbrojtësit të PSG-së. Lucia Alves Ribeiro tha se e dëgjoi lajmin të enjten në mbrëmje dhe trishtimi e pushtoi shtëpinë e saj:

“Unë flas me djalin tim çdo ditë, faleminderit Perëndisë. Nuk kalojmë një ditë të vetme pa folur. Mbrëmjen e djeshme (të enjten) kishte shumë lot në shtëpinë tonë, sepse na tregoi për dëmtimin, mua dhe babait të tij. Na tha se nuk mund të shkojë në Kupën e Botës, sepse nuk ka kohë për t’u rikuperuar, por nuk mund të them asgjë për shtypin”.

Deri më tani nuk ka lajme për Alves, por nëna e tij thotë se është i qetë dhe i falet besimit: “Ai është i qetë, sepse ka shumë besim te Perëndia. Jeton me lutje gjatë gjithë kohës, duke falënderuar Zotin për gjërat e mira dhe të këqija. Unë do të jem me të. Ne ende nuk e dimë se çfarë do të ndodhë. Ai po pret fjalën e mjekëve. Nuk ka shanse për të qenë në Kupën e Botës, por presim se kur mund të kthehet në fushat e lojës”.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga RUSI 2018