Connect with us

Kampionati Shqiptar

“Flirtoi” me Skënderbeun, por sulmuesin nigerian e merr Partizani

Klubi i Partizanit njofton se ka arritur marrëveshjen me Matheu Boniface. Sulmuesi 22-vjeçar, i cili në pjesën e parë të sezonit ishte pjesë e ekipit të Trepça ’89

Klubi i Partizanit njofton se ka arritur marrëveshjen me Mathew Boniface. Sulmuesi 22-vjeçar, i cili në pjesën e parë të sezonit ishte pjesë e ekipit të Trepça ’89 në Kosovë, do të aktivizohet tashmë me 15 herë Kampionët e Shqipërisë. Shtatlarti me shtetësi nigeriane, në sezonin 2015-2016 ishte pjesë e qipriotëve të Aris Limasol. Me të kuqtë, Boniface ka nënshkruar një kontratë deri në përfundim të sezonit 2016-2017. Prezantimi i sulmuesit nigerian do të bëhet në ditët e para të muajit janar 2017.

15727377_596109603916773_7128122756015148960_n

Boniface-Skënderbeu: Nga mesi i shtatorit të këtij viti, sulmuesi Nigerian, Mathew Boniface ka qenë në qendër të vëmendjes në Korçë, për shkak të situatës së tij të pazakontë. I afruar te Skënderbeu që në verë, nigeriani i talentuar fillimisht u konsiderua përforcim, më pas u la në pritje për shkak të problemeve me klubin e tij të mëparshëm, Aris Limasol. Në fund, Skënderbeu pretendoi se lojtari nuk është i tij, por i Trepça ’89! Historia është e thjeshtë: Boniface firmosi verën e shkuar një kontratë 2-vjeçare në Qipro, ndërsa këtë verë kërkoi prishjen e saj.

boniface-skenderbeu-490x327

Aris refuzoi, ndërsa Skënderbeu e afroi lojtarin, duke menduar se do të lirohej nga detyrimet me qipriotët. Pas lajmit kërcënues nga Aris, se do të bënte padi në UEFA, Skënderbeu deklaroi në faqen e vet zytyare në Facebook: “Boniface është futbollist i Trepca ’89, në kampionatin kosovar. FIFA i ka dhënë të drejtën klubit të Trepçës ta regjistrojë nëpërmjet sistemit TMS në kampionatin e Kosovës. Lojtari ka zhvilluar terapi në Shqipëri dhe është stërvitur te Skënderbeu për llogari të Trepça ’89”.

 

“Pasaporta” e Boniface
Emri: Mathew
Mbiemri: Boniface
Nacionaliteti: Nigeria
Datëlindja: 5 tetor 1994
Mosha: 22 vjeç
Roli: Sulmues

 

 

Sezoni Skuadra Komp. Minuta Ndeshje Gola K.verdhë
2015-16 Aris Limasol 1.D 1678 28 8 6

Më shumë nga Kampionati Shqiptar