Europa League

Florentin Pogba e ka mundur Paul herën e fundit që janë ndeshur!

Florentin Pogba e ka mposhtur vëllanë e vogël, Paul Pogba, herën e fundit që të dy janë vënë përballë… në një ndeshje ping-pongu. Dyshja do të jetë kundërshtare kur Manchester United të presë St.Etienne në raundin e parë të Europa League për 1/16-t e finaleve. Vëllezërit kanë një lloj rivaliteti sportiv me njëri-tjetrin, por kanë qenë shumë të lidhur në fëmijëri. “E kam mposhtur në ping-pong herën e fundit që jemi përballur. Pas atyre që kemi bërë nuk mund të luajmë më asnjë sport tjetër së bashku,”– tha duke qeshur mbrojtësi i mbajtë në konferencën për shtyp para ndeshjes.

Florentin Pogba beat brother Paul last time out... at table tennis

Më pas, Florentin Pogba shtoi: “Ne kemi bërë shaka nga më të ndryshime bashkë, në momentin që shorti na vuri përballë në Europa League, por megjithatë jemi të përqendruar maksimalisht te ajo që duhet të bëjmë për skuadrat tona. Pas ndeshjes të së enjtes do të ndërrojmë fanellat, mendoj se do të jetë një moment magjik. Ne te St.Etienne po e presim me padurim ndeshjen kundër United, por nuk kemi emocione, as ankth. Personalisht do të luajë në një stadium legjendar kundër vëllait tim më të vogël dhe më të talentuar. Nuk ka asgjë më të bukur për mua.”

Më shumë nga Europa League