Kampionatet në Europë

Florentino Pérez, 19 tituj dhe më shumë se 1.300 milionë euro përforcime

Florentino Pérez do të vazhdojë si president i Real Madridit edhe për katër vjet. Dhe presidenti do të plotësojë fazën e tij të tretë në klubin e bardhë, që kur u bë i tillë për herë të parë, në sezonin 2000-2001. Që atëherë, ai e ka lënë presidencën vetëm në tri sezone për Ramon Calderon (2006-2007, 2007-2008 dhe 2008-2009). Deri më tani, presidenti Perez ka investuar një total prej 1,309.7 milionë eurosh për blerje yjesh dhe ka fituar 19 tituj. 7 trofe i ka marrë në fazën e parë të komandës së klubit të bardhë, në mes të sezonit 2000-2001 dhe 2005-2006, ndërsa 12 të tjerë gjatë mandatit të tij të dytë, nga 2009-2010. Vetëm në sezonet 2004-2005, 2005-2006 dhe 2009-2010, Real Madridi me të president nuk arriti të fitojë ndonjë titull. Pas 14 sezonesh, Florentino Perez bëhet presidenti i dytë në historinë e Real Madridit me më shumë tituj të fituar (19), pas Santiago Bernabeu, i cili arriti 31 tituj në 35 sezone. Përveç kësaj, nën udhëheqjen e tij, janë fituar edhe 4 nga 12 Champions. 6 Champions të tjerë i përkasin mandatit të Santiago Bernabeu dhe 2 në presidencën e Lorenco Sanz.

Më shumë nga Kampionatet në Europë