La Liga

Florentino Perez: Mbappe? Nuk e morëm sepse…

Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, gjatë një interviste të dhënë për “El Espanol”, ka thënë këto fjalë për Kylian Mbappe: “E kemi kërkuar edhe vitin e kaluar, por kishim një organikë të kompletuar. Nuk kishim arsye të ndërhynim në merkaton, veçanërisht për sulmin. Këtë vit u interesuar Parisi për të dhe ai ka vendosur të transferohet në Francë”.

Sulmuesi i datëlindjes ’98 është marrë nga Paris Saint-Germain me formulën e huazimit dhe në fund të sezonit do t’i kushtojë rreth 180 milionë euro klubit të Nasser Al-Khelaifit.

Më shumë nga La Liga