Futboll

Florentino Pérez nxjerr në shtije të “paprekshmin” e Zidane

Florentino Pérez ka nisur të planifikojë lëvizjet dhe transaksionet që klubi që ai drejton, Real Madrid do të bëjë gjatë merkatos së janarit. Prioriteti i “Los Blancos” është tashmë nënshkrimi i një numri “9”, që gjithashtu mund të prodhojë edhe ndonjë shitje nga kontigjenti që zotëron aktualisht klubi madrilen. Njëri prej tyre është pikërisht kroati Mateo Kovacic. Nga ana tjetër, të shumta janë skuadrat nga Premier League dhe Seria A të interesuara dhe të gatshme të hedhin miliona në kasafortën e Real Madrid, për të siguruar shërbimet e kroatit Mateo Kovacic.

Ndonëse trajneri Zidane e konsideroi atë të pashitshëm gjatë merkatos së verës, të sapo mbyllur, duke besuar mbi kroatin në këtë fillim sezoni, me Kovacic që është përgjigjur në lartësinë e duhur duke justifikuar në perfeksion besimin, presidenti Florentino Perez po konsideron mundësinë e shitjes së tij. Për më tepër që Kovacic po mbyll dyert për njërin prej blerjeve të presidentit, Dani Ceballos. Florentino pretendon që andaluziani të ketë më shumë hapësirë dhe minuta në dispozicion dhe mënyra e vetme për t’ja arritur është nëpërmjet shitjes së ish-futbollistit të Inter.

Më shumë nga Futboll