Boks

Floyd Mayweather nis procedurat për të marrë licensën e MMA-së

Spekulimet se Floyd Mayweather do të përballet me irlandezin e arteve marciale mikse Conor McGregor në një duel në kafaz janë shtuar edhe më shumë sot pas lajmit se boksieri amerikan do të aplikojë për të marrë një licensë për të dueluar në UFC. Muajt e fundit, Mayweather ka thumbuar jo pak herë McGregor, duke postuar edhe foto e video duke u stërvitur në kafaz, duke lënë të hapur mundësinë që dy sportistët të zhvillojnë një revansh pas duelit të boksit të zhvilluar në gusht të vitit të kaluar. Mayweather duket se është i vendosur për të debutuar në këtë sport të ri, ndaj dhe e ka marrë seriozisht idenë për të marrë licensën për të dueluar në kafaz, ndërkohë që edhe po stërvitet.

Mayweather dhe McGregor pas duelit te boksit me 26 gusht 2017

Televizioni amerikan TMZ e ka pyetur së fundi boksierin nëse ka aplikuar për të marrë licensën e MMA-së. “Ende jo, pasi çdo gjë kërkon kohën e vet. Shumë shpejt do të nis aplikimet për të marrë licensën dhe për fat të mirë kam mundësi për ta bërë këtë gjë. Por gjasat janë qe kjo procedurë të kërkojë pak kohë, nga 6 deri në 8 muaj. Por, sado kohë që të kërkojë, ne duam të jemi të sigurtë që çdo gjë të bëhet në mënyrë korrekte dhe në mënyrën e duhur”, u shpreh Floyd Mayweather, që duket se është gati për të zhvilluar këtë duel në kafaz me McGregor.

Unë mund të bëj edhe mundësin, nuk kam qenë kaq keq në stërvitje.Nga 1 te 10, mendoj se në këtë sport jam te 7 dhe me pak stërvitje mund të shkoj deri te 9. Ndërsa lëvizja e duarve, e kalon numrin 10, jam tek 100. Këmbët dhe goditja me shkelma, mund të them se jam te 4, ndaj më duhet pak më shumë punë për të shkuar në një nivel më të lartë”, tha Mayweather, 50 fitore dhe asnjë humbje në karrierën e tij në boks.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Boks