Kampionatet në Europë

Forlan: Neymar s’do ta trajtonte Messin ashtu si Cavanin

Neymar nuk do të kishte trajtuar Lionel Messin në mënyrën se si bëri me shokun e skuadrës te PSG, Edinson Cavani. Kështu mendon Diego Forlan. Neymar dhe Cavani patën një konflikt se kush do ta gjuante penalltinë e fituar gjatë fitores 2-0 ndaj Lyon, në “Ligue 1”, të dielën. Cavani përfundimisht e fitoi atë betejë, por topi i goditur prej tij u prit nga portieri i Lyon, Anthony Lopes. Forlan, ish-ylli i Uruguajit dhe Atletico Madridit ndien se Cavani e meritonte një sjellje më të mirë, duke thënë se Neymar nuk do të kishte bërë kurrë një veprim të ngjashëm me Messin, te Barcelona:

“Cavani meriton respekt, – i tha ai “Radio Sport 890”. – Ai ka shënuar gola për vite dhe ka fituar penallti, duhet të kenë respekt për të. Neymar nuk do ta kishte bërë këtë ndaj Messit, por nuk deshi që Cavani ta gjuante penalltinë”. Presidenti i PSG, Nasser Al-Khelaifi, ka mohuar çdo mundësi për një përçarje midis duetit të gjigantëve të “Ligue 1”. Pavarësisht mosmarrëveshjes për penalltinë, PSG ka bërë një fillim të shkëlqyer sezoni, duke fituar tetë ndeshje radhazi në të gjitha garat.

Më shumë nga Kampionatet në Europë