Connect with us

Futboll

Formacioni i vitit në La Liga, dominon Real Madrid

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi e kanë ndezur edhe një herë Real Madridin dhe Barcelona-n pas shfaqje verbuese gjatë gjithë sezonit – por cilët yje kanë dështuar të bëhen pjesë e formacionit të vitit në La Liga? Observatori Ndërkombëtar i Futbollit (CIES) cakton rezultatet e performancës për lojtarët në bazë të statistikave, dhe organizata ka bërë publike ekipin e tyre të vitit në La Liga. Por, ndërsa Ronaldo dhe Messi janë pjesë e formacionit, disa nga yjet e “Los Blancos” dhe katalanasve kanë dështuar të behën pjesë e formacionit më të mirë të sezonit 2016-17 në kampionatin spanjoll.

Me skemën 4-3-3, CIES ka zgjedhur në portë Sergio Asenjo (Villarreal); Mbrojtja formohet nga Dani Carval (Real Madrid), Sergio Ramos (Real Madrid), Yeray Álvarez (Athletic Bilbao), Marcelo (Real Madrid); Në mesfushë me tre ka vend vetëm për Kroos (Real Madrid), Sergio Busquets (Barcelona), Rakitic (Barcelona); Reparti i sulmit plotësohet me Cristiano Ronaldo (Real Madrid), Luis Suarez (Barcelona) dhe Leo Messi (Barcelona). Real Madrid dominon në formacionin e vitit sipas CIES me pesë futbollistë, Barcelona ndjek me katër.

Image result for real madrid 2017 lineup

Më shumë nga Futboll