Futboll

“Formacioni i jashtëzakonshëm”, 11 yjet që largohen me kosto 0 në 2018

Merkato e verës mund të ketë mbyllur siparin vetëm një javë më parë, por fushata e transferimeve të janarit ndodhet vetëm tre muaj e gjysmë larg nga çelja dhe mund të jetë dëshmitare e zhvillimit të disa tratativave vërtetë substanciale, madje më shumë se çdo merkato tjetër në historinë e futbollit botëror. Arsyeja është fakti që me fillimin e vitit të ri, të gjithë futbollistët, të cilët ndodhen në muajt e fundit të kontratave të tyre me klubet respektive, mund të nisin negociatat me klubet e tyre të ardhshme dhe realisht lista përmban një mori emra futbollistësh elitarë.

Ndërkohë që disa prej futbollistëve në këtë listë do të nënshkruajnë marrëveshje të reja me klubet e tyre aktuale gjatë javëve dhe muajve në vijm, duke rinovuar kontratat, me klubet e interesuara për të mos humbur gurët e tyre të çmuar pa kundërpagesë, të tjerë prej tyre nuk do të jenë edhe aq me fat, me Arsenal që konsiderohet si klubi i parë që mund të bëhet shembull. “Topçinjtë” pritet të humbasin verën e ardhshme dy yjet e ekipit, Alexis Sanchez dhe Mesut Ozil, një dyshe me vlerë të kombinuar në shumën £74 million, që do të largohet nga “Emirates Stadium”.

Lionel Messi priceless

Në rastet e tjera, Barcelona, sipas të gjitha gjasave do t’i japin Lionel Messi çlirimin e Katalunjës, një shtëpi prej floriri dhe njëbrirëshin e tij personal, përpara se ta lënë atë të largohet falas, ndërkohë që Real Madrid do të mbulojë me para Iscon, njëlloj sikur ai të ishte një striper një syte e Floyd Mayëeather. Tjetërkund, Jose Mourinho do të bëjë çmos të sigurojë qëndrimin e Ander Herrera në “Old Trafford”, ndërkohë nuk dihet nëse trajneri i Manchester United do të bëjë të njëjtën gjë për Daley Blind. Në Seria A, Juventus, sipas të gjitha gjasave do të rinovojë të paktën edhe një vit me Giorgio Chiellini.

Isco

Sa kaq, Liverpool ka një luftë në kampin e kuq për të mbajtur Emre Can, ndërkohë që mesfushori gjerman po gjurmohet nga Juventus, që vitet e fundit e ka bërë zakon të sigurojë për falas mesfushorët më të mirë në botë, sikurse Andrea Pirlo, Pogba, e Sami Khedira mund të dëshmojnë. Por, ndërkohë që Can nuk është në kalibër të njëjtë me Khedira apo Pirlo, Jurgen Klopp gjithsesi do të ishte i rraskapitur nëse do të humbte ish-yllin e Bayer Leverkusen. Në fakt “Telegraph” ka renditur formacionin me 11 futbollistët të cilët mund të transferohen me kosto 0, pas vetëm pak muajsh, duke formuar një ekip mjaftueshëm të fortë, për të fituar trofe dhe lavdi në çdo kompeticion të kontinentit, apo të botës.

Iniesta

Portier: Michael Vorm

Mbrojtës i majtë: Daley Blind

Qendërmbrojtës: Giorgio Chiellini

Qendërmbrojtës: Jose Gimenez

Mbrojtës i djathtë: Juanfran

Qendërmesfushor: Andres Iniesta

Qendërmesfushor: Ander Herrera

Qendërmesfushor: Isco

Mesfushor ofensiv: Mesut Ozil

Sulmues: Alexis Sanchez

Sulmues: Lionel Messi

Më shumë nga Futboll