Formula 1

Formula 1 synon një tjetër garë Europiane, pistë edhe në Kopenhagen

Pronarët e Formula 1 po mendojnë të zgjerojnë hartën e pistave dhe gjasat janë që brenda 3 viteve të ardhshme të zhvillohet një garë në Kopenhagen, kryeqytetin e Danimarkës. Presidenti i Formula 1, Chase Carey, ka qenë këto ditë në Kopenhagen, ku është takuar me përfaqësues të qeverisë daneze për të diskutuar për një projekt që synon zhvillimin e një gare në këtë qytet. Ideja është që në vitin 2020 të zhvillohet një garë e Botërorit të Formula 1, ndërkohë që projekti prek një vlerë që shkon nga 40 deri në 70 milionë euro.

Revolucioni ne Formula 1, synohet sistem i ri per nisjen e garave

Në vitin 2020 të zhvillohet një garë e Botërorit të Formula 1, ndërkohë që projekti prek një vlerë që shkon nga 40 deri në 70 milionë euro

Jemi entuziastë që eksplorojmë mundësi të reja, për të zhvilluar një garë edhe në Danimarkë. Vjet kemi folur shpesh për rëndësinë që ka zhvillimi i garave në vende emblematike, që kanë interes për këtë sport dhe mendon se Kopenhageni është i përkryer”, tha Chase Carey, pronari i Liberty Media. Ai ka shtuar se do të ishte ideale nëse Danimarka do të kishte një pilot në këtë sport. “Ky është një avantazh, por pavarësisht kësaj, interesi për Formula 1 në Danimarkë mbetet i madh”, tha numri 1 i Formula 1, Chase Carey.

Më shumë nga Formula 1